24-11-2024

Komuna e Prizrenit ofron trajtim falas për qentë shtëpiak

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se do t’ua mundësojë falas kastrimin apo sterilizimin për qenë, të gjithë atyre qytetarëve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në këtë kontekst përfshihet edhe sterilizimi i qenit falas si vaksinimi, dehelmetizimi dhe vendosja e çipit identifikues.

“Në qoftë se qeni i juaj është rëndë i sëmurë, me eutanazi i ndihmohet që në mënyrë mjekësore dhe humane të pushojë lehtë, shpejt dhe pa dhimbje”, thuhet në njoftim.

Ky projekt bashkorganizohet nga Komuna e Prizrenit, organizata ndërkombëtare ‘StrayCoco’, Fondacioni për të drejtat e Kafshëve dhe ‘Kosovo Small Animal Welfare’./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.