Komuna e Prizrenit sërish jotransparente rreth shumës së përfituesve nga kultura e sporti
Komuna e Prizrenit ka publikuar listën preliminare të përfituesve për përkrahje në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Në këtë rast janë dhënë përfituesit e mbështetjes financiare, në mesin e cilëve janë individë dhe organizata joqeveritare, siç thuhet të fokusuara në këtë fushë, por përkundër publikimit të emrave, nuk është dhënë edhe shuma e mjeteve të secilit përfitues, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Një praktikë e tillë është aplikuar edhe më parë.
Në faqen zyrtare të komunës, ku edhe është prezantuar lista nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,thuhet se përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të vlerësimit të komisionit sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht.
Në fushën e sportit janë shpallur 25 përfitues, në fushën e rinisë 16 përfitues, ndërsa në fushën e kulturës e cila ishte e ndarë me thirrje në dy lote (Lot I dhe II) janë shpallur gjithsej 69 përfitues.
Listën preliminare të përfituesve në rini dhe sport mund ta shikoni: KËTU
Listën e përfituesve në kulturë mund ta shikoni: KËTU