25-11-2024

Komuna e Prizrenit shpenzoi 3 mijë e 500 euro për pesë dreka zyrtare

Nga janari i këtij viti e deri më sot, Komuna e Prizrenit ka shpenzuar plot 3 mijë e 536 euro për dreka zyrtare. Saktësisht, kjo shumë është dedikuar vetëm për pesë dreka, shkruan Insajderi.

Katër dreka zyrtare për kabinetin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj kanë kushtuar plot 2 mijë e 236 euro.

Ndërsa, vetëm një drekë nga administrata dhe personeli i ka kushtuar buxhetit të komunës gjithsej 1 mijë e 300 euro.

Këto shuma janë bërë të ditura pas kërkesës së Gazetës Insajderi për qasje në dokumente publike.

 

Asnjë koment

Comments are closed.