Komuna e Suharekës mbulon shpenzimet e varrimit të qytetarëve
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja për mbulimin e shpenzimeve për varrimin e qytetarëve të kësaj komune.
Marrëveshja e mirëkuptimit për financim u nënshkrua me bashkësitë fetare.
“Me bashkësitë fetare sot nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit për financim, për mbulimin e shpenzimeve të shërbimit të kryerjes së riteve fetare dhe mbulimi i shpenzimit të varrimit për qytetarët e Komunës së Suharekës.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Bali Muharremaj”, tha ai./IndeksOnline/