Komuna hapi tender në mes të verës për festat e fundvitit – oferton vetëm një kompani, Totaj e shpall fituese
Komuna e Prizrenit ka shpallur kompaninë fituese për kontratën “Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit”. Në këtë tender që u hap, pesë muaj para festave të fundvitit, ofertoi vetëm një kompani. Me një shumë prej 88 mijë euro, u ‘shpërblye’, kompania ‘Multi Bussiness Group’.
Me 3 korrik Gazeta Insajderi ka raportuar se Komuna që udhëhiqet nga Shaqir Totaj, ka nisur përgatitjet për festat e fundvitit në mes të stinës së verës.
Kuvendi Komunal i Prizrenit, kishte hapur tender për “Dekorimi i qytetit për festat e fund vitit“, në vlerën e parashikuar prej 90 mijë euro.
Ndërsa, tash është dhënë njoftimi për kompaninë fituese.
Del se ky tender i ka gjetur kompanitë të pa përgatitura, sepse vetëm një kompani dha ofertën e saj duke dal edhe fituese.
Kompania ‘Multi Bussiness, do të marrë 88, 480.00 euro, për dekorim të qytetit.
Në dosjen e tenderit theksohen edhe pjesët e qytetit që do të dekorohen:
Dekorimi i qytetit për festat e fund vitit: Sheshi i Shatërvanit , Sheshi i Dëshmorëve kalaja rruga ‘Remzi Ademaj’ rruga ‘Shuaip Spahiu’ rruga ‘Adem Jashari’ parku te qafa e kishës, shtrati i lumbardhit & ura e arastës oborri te shtëpia e bardhë rrethi në bazhdarhane.
Kjo komunë ka planifikuar të shpenzoj mbi 78 mijë euro edhe për një kontratë tjetër që ka të bëj me të njëjtin arsyetim.
Tenderi “Ndërtimi i shtëpizave për festat e fundvitit “.
Në dosje theksohet se do jenë 8 copa shtëpiza të Tipt A dhe 7 copë të Tipit B.
“Furnizimi, ngarkimi, transporti, shkarkimi, përpunimi, montimi, vendosja dhe përforcimi i shtëpizave nga druri (dhe të gjitha elementeve përcjellëse). Shtëpizat e drurit Tipi A:(me destinim të ndryshëm), 8 copë me dimensione 200x200x230cm, të cilat do të jenë me konstruksion druri dhe elemente çeliku me mveshje nga druri i bungut“, thuhet në njoftim.
Për zbukurimin e qytetit të Prizrenit për festat e fundvitit komuna në vitin 2023 kishte ndarë një shumë në vlerë prej 46.836 mijë euro. / Gazeta Insajderi