Komuna përkrah stacionin policor të Malishevës me mjete të teknologjisë informative
Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, Komuna e Malishevës i ka dhuruar një donacion Stacionit policor, në mjete të teknologjisë informative, për nevoja të tyre në kryerjen e punës së përditshme nga ana e zyrtarëve policor në Malishevë.
Me këtë rast kryetari Ragip Begaj u shpreh se ka kënaqësi të veçantë që komuna ta përkrah stacionin policor me këto mjete të cilat do të jenë në shërbim të kryerjes së obligimeve zyrtarëve të policisë dhe ka falënderuar për punën që bën policia në krijimin situatës së sigurisë për banorët e Komunës.
Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Hazir Berisha, me rastin e pranimit të këtij donacioni, ka falënderuar për këtë përkrahje dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës.