28-11-2024

Komunat nuk i dorëzojnë listat e grevistëve, Qeveria nuk i proceson pagat për ta

Të mërkurën e 31 gushtit, Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ekzekutimi i pagave për këtë muaj është bërë vetëm i pjesshëm, për arsye se sipas tij, organizatat buxhetore nuk i kanë dërguar listat e atyre që kanë dalë në punë me kohë.

E për këtë edhe një profesor në një shkollë në qytetin e Gjilanit, (emër i njohur për redaksinë) ka thënë se ky vendim është kërcënim i hapur dhe politikë e poshtër.

“Tentim për përçarje, në kohë krizash, s’po kemi as rrymë, as rroga. Vështirë të mbijetohet sot. Patjetër, siç duket, qeveria këtë po e kërkon, përshkallëzimin e situatës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me mosekzekutimin e pagave Qeveria po i rikthen njerëzit në primitivizëm.

“Po kuptohet që dojnë të na qesin në rrugë, me ngritjen e çmimeve, mungesën e energjisë, mos ekzekutimin e atyre pagave të vogla që i kemi, dojnë me na rikthy në primitivizëm, ku njeri rikthehet në instikitin shtazarak për të mbijetuar”, ka vijuar ai.

Shumë komuna kanë bërë të ditur se ende nuk janë ekzekutuar pagat ani pse para grevës kanë dorëzuar listat e pagave të plota për punëtorët./rtvD/

Asnjë koment

Comments are closed.