Komuniteti boshnjak në Prizren, solidarizohet me prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Aksionit solidar kushtuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri i janë bashkuar edhe përfaqësues të komunitetit boshnjak në Prizren.
Përmes subjektit NDS, ata kanë grumbulluar ndihma të ndryshme.
Sipas kryetares, Emilia Rexhepi, pjesëtarët e këtij komuniteti në këto momente të vështira janë me popullatën e prekur nga tërmeti shkatërrues duke bashkëndjerë dhimbje për humbjen e më të dashurve të tyre dhe dëmeve të shkaktuara. /GazetaePrizrenit.net