Koncert i madh sonte në Suharekë, 50-vjetori i SHKA “Jehona”
Shoqëria Kulturo-Artistike “JEHONA “ nga Suhareka, e themeluar që në vitin 1968, në vitet e ’80-ta ndër ansamblet më të afirmuara në Kosovë, këtë vit shënon 50 vjetorin e themelimit, transmeton kp.
Me këtë rast, janë paraparë të zhvillohen aktivitete të shumta, në mes të cilëve edhe një Koncert i Madh, ku do të prezantohen valle dhe këngë nga solistet më të njohura të trevës sonë, të cilët dikur ishin edhe pjesë e “Jehonës”, përfshirë këtu edhe këngëtarët si: Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Remzie Osmani, Motrat Mustafa e shumë të tjerë.
Koncerti do të jetë i hapur dhe GRATIS për të gjithë të interesuarit dhe do të mbahet të enjten, më 13 dhjetor 2018, në Palestrën Sportive “13 Qershori” në Suharekë, duke filluar nga ora 18:00.