19-10-2025

Konfirmohet ndalimi i kosovarëve në kufirin Kroaci-Serbi, tejkaluan lejen e qëndrimit në BE

Është konfirmuar ndalimi i disa shtetasve të Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi, gjatë ditës së shtunë.

Për Klankosova.tv, ”Maxhari Tours”, transportuesi që bartte të ndaluarit, tha se të njëjtit kishin tejkaluar lejen e qëndrimit në Bashkimin Evropian.

”Dje në mbrëmje ka ndodhur rasti. Personat që janë ndaluar kanë qenë me ndalesë në Evropë, dhe disa të tjerë që kanë kaluar tremujorin e qëndrimit në BE”, thonë nga agjencia.

Sipas tyre, qëndrimi i gjatë i udhëtarëve në këtë pikëkalim, është për shkak të ndalimi të shoferëve të tyre dhe deri në zëvendësimin që është dashur të bëhet për të mundësuar rrugëtimin për në Zvicër.

“Vonesa ka ndodh deri kemi dërgu shoferët tjerë me marrë autobusin dhe me vazhdu për Zvicër ku edhe kanë vazhdu. Për momentin janë rrugës, në Austri”, thanë tutje nga kompania “Maxhari Tours”.

Të njëjtit besojnë se sot gjatë ditës personat që u ndaluan do të lirohen dhe kthehen në Kosovë.

“Besoj që sot gjatë ditës deri t’i përfundojnë procedurat edhe udhëtarët edhe shoferët lirohen dhe kthehen për Kosovë”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.