09-06-2025

Konfirmohet: Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen, më 12 tetor 2025

Zgjedhjet e rregullta lokale në Republikën e Kosovës do të mbahen, më 12 tetor 2025.
Vendimi është marrë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë politike dhe analizës së afateve kushtetuese dhe ligjore.

Caktimi i kësaj date synon të sigurojë kohën e nevojshme për përgatitje të mirëfilltë të procesit zgjedhor nga të gjitha institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë që procesi të zhvillohet sipas standardeve më të larta.

Presidentja Osmani u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve, që t’i qasen këtij procesi me përgjegjësi të plotë, duke garantuar një proces të rregullt, gjithëpërfshirës dhe të drejtë.

Asnjë koment

Comments are closed.