25-11-2024

Konfiskohen 2.3 tonë drogë në Itali, në pranga 14 persona, mes tyre 5 shqiptarë

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane, ka çuar në arrestimin e 14 personave, mes të cilëve pesë shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kilogramë drogë, të llojit kanabis, kokainë dhe heroinë.

Hetimi, i cili ka nisur në maj të vitit 2016, llogarit se të ardhurat nga kjo sasi e kapur janë mbi 15 milionë euro.

Ndërsa një operacion i vitit 2018 po në kuadër të këtij hetimi, çoi në shkatërrimin e dy organizatave të fuqishme kriminale, që vepronin kryesisht në Bari, por edhe në Shqipëri, Sicili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo.

Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë kryhej në rrugë detare, duke përdorur varka të vogla.

Megjithatë, hetimet ishin komplekse dhe u kryen me ndihmën e përgjimeve telefonike, përgjime mjedisore, video incizime dhe shërbime vëzhgimi, gjurmimi dhe kontrolli./TCh

Asnjë koment

Comments are closed.