23-11-2024

Konfiskohen armë në Malishevë

Tri raste të posedim të paautorizuar të armëve janë raportuar në Malishevë.

Policia njoftoi se në tri raste të ndara janë arrestuar edhe tre meshkuj të cilët pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

Rasti i parë është pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pistoletë, me 19 copë fishekë.

Në rastin e dytë, pas një kontrolli në veturën e një të dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 13-fishekë cal-9 mm.

Ndërsa në rastin e tretë në shtëpinë enjë tjetër të dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar: dy armë-pushkë gjuetie, një pushkë gjysmëautomatike, 24 fishekë kalibër 12GA dhe një gëzhojë kalibër 12GA.

Asnjë koment

Comments are closed.