16-09-2025

Konfiskohen katër ar*më në Prizren

Policia pranë Drejtorisë Rajonale në Prizren, njoftoi se po vazhdon me profesionalizëm duke identifikuar dhe sekuestruar armët pa leje që gjenden në duart e qytetarëve, duke krijuar një ambient të sigurt për të gjithë. Edhe gjatë kësaj jave, në katër raste të ndara, policia ka sekuestruar katër armë: dy pushkë gjuetie dhe dy pistoleta me municionin përkatës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i shufër matëse dhe teksti
Më datë 12.09.2025, Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor Prizren, pasi që më parë ka marrë informacion lidhur me dyshimin e bazuar se një person në fshatin Kabash të Hasit ka armë gjuetie me leje jo përkatëse, me urdhër të prokurorit përgjegjës ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur një pushkë gjuetie me 23 fishekë. Arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.


Më datë 14.09.2025, pasi që ka marrë informacione se një person është me armë zjarri, pushkë gjuetie, në fshatin Blac të Dragashit, patrulla policore nga Stacioni Policor i Dragashit ka shkuar në atë drejtim, ka identifikuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar armën me 7 fishekë. I dyshuari, me aktvendim të prokurorit përgjegjës, është ndaluar për 48 orë.


Ndërsa më datë 15.09.2025, në Prizren, policët e patrullës së Stacionit Policor të Prizrenit, pasi kanë ndaluar një person dhe kanë bërë një kontroll të automjetit, atij i është gjetur një pistoletë me katër fishekë. Arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.
Gjithashtu, të njëjtën ditë, më datë 15.09.2025, hetuesit nga Njësia e Krimeve Ekonomike, pas bastisjes në një shtëpi në Malësi të Re, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me 52 fishekë. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti ka qenë i dyshuar edhe për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimit”.

Për katër të dyshuarit është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

 

Asnjë koment

Comments are closed.