
Një tjetër incident është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit të 8 qershorit, në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku qytetarët kanë raportuar të shtëna armësh. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendngjarje kanë sekuestruar një pistoletë. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Po më 8 qershor, rreth orës 21:05, policia ka ndaluar një person të dyshuar në lagjen Arbana të Prizrenit. Pas kontrollit fizik, tek ai është gjetur një pistoletë me gaz, e cila u sekuestrua si provë materiale. I dyshuari është shoqëruar për intervistim.
Në lidhje me këto raste, dy persona janë arrestuar, ndërsa të tre të dyshuarit po përballen me procedura penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka theksuar se do të vazhdojë me intensifikimin e kontrolleve në terren dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim qytetar, duke inkurajuar raportimin e çdo rasti që cenon rendin dhe sigurinë publike.