24-11-2024

Konfiskohet një armë me të cilën u qëllua në aheng familjar në Prizren

Policia ka njoftuar për konfiskimin e një pistolete me të cilën ishte shtënë në një aheng familjar në rrugën ‘Hysni Morina’ në Prizren.

Rasti ishte raportuar në polici se po qëllohej me armë zjarri, ndërsa njësiti policor ka kontaktuar me të dyshuarin (K/shqiptar) i cili ka pranuar veprën.

Me urdhër të prokurorit rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.