Konflikt me armë për pronë në Mamushë – tre persona përfundojnë në Polici
Një incident serioz me armë zjarri është regjistruar dje në Mamushë, ku pas një mosmarrëveshjeje pronësore është përdorur arma e gjahut, ndërsa tre persona janë arrestuar nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026, rreth orës 13:00, në rrugën e Retisë në Mamushë, raporton Sinjali.
Sipas informatave zyrtare, i dyshuari kryesor N. Kiliq kishte një konflikt pronësor me viktimën A. Thaqi, konflikt që lidhet me një biznes të mëhershëm të përbashkët.
Burimet bëjnë të ditur se sot të tre viktimat – A. Thaqi, B. Kuzhnini dhe P. Thaqi kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku ndodheshin edhe M dhe M. Mazrek.
Pas një fjalosjeje, dyshohet se Nysret Kiliq ka nxjerrë armën e gjahut dhe ka shtënë një herë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë kanë qëndruar në gjendje gatishmërie, njëri me hekur në dorë e tjetri me dru.
Policia ka reaguar menjëherë pas pranimit të informatës dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Arma është fotografuar dhe sekuestruar nga njësia rajonale e forenzikës.

Të tre të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor në Mamushë, e më pas në ambientet e Njësisë Rajonale të Hetimeve, ku janë intervistuar.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili ka kualifikuar këtë vepër si “Vrasje në tentativë”.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti është në trajtim, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
