Kongresmeni Session shfaqet duke bërë shqiponjën krah Mulliqit e Rushitit (Video)
Kongresmeni republikan, Pete Sessions, ka realizuar shqiponjën me duar bashkë me Gino Mulliqin nga Këshilli Bashkiak i Texasit, dhe Gëzim Rushitin, anëtar i kongresit pan-shqiptar amerikan.
Në një video të siguruar nga Klan Kosova, të tre shfaqen bashkë duke realizuar simbolin e njohur të shqiptarëve, njofton Klankosova.tv.
“Faleminderit që na pritët këtu dhe për gjithçka që bëni ju. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, dëgjohet duke thënë Mulliqi për Sessions.
Ndërkohë kongresmeni poashtu e falënderoi Mulliqin për komunitetin e shqiptarëve, komunitetin e Kosovës. “Ne do të punojmë së bashku jo vetëm për marrëdhënie të mira, por për ta bërë një botë më të mirë. Faleminderit për gjithçka”, thotë Sessions, njofton Klankosova.tv.
“Zoti e bekoftë Amerikën”, thotë në fund Rushiti.