26-11-2024

Konjufca në Lugishtë-Has: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 8 dëshmorëve dhe 47 martirëve të rënë për liri.

Po ashtu kryeparlamentari Konjufca takoi familjarë të të rënëve dhe banorë të tjerë të fshatit.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit tha se ngjarja e 12 prillit 1999 është ndër më të dhimbshmet e historisë sonë, por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica sublime dhe kujtimi për dëshmorët e martirët e rënë për liri do të jenë lapidar i përjetshëm krenarie dhe shtetësie.

“Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë. Prandaj, duhet të ndihemi krenarë për gjakun e derdhur dhe sakrificën e bërë”, theksoi kryeparlamentari Konjufca, duke shtuar se të rënët e Lubizhdës do të kujtohen brez pas brezi.

“Nga ky vend marrim forcë dhe ngjarjet si këto duhet të shërbejnë si frymëzim lirie e krenarie brez pas brezi”, theksoi kryeparlamentari Konjufca.​

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.