Kontesti për rektorin e UPZ-së në shqyrtim kryesor gjyqësor
Padia e ish-rektorit të universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, ndaj këtij institucioni të arsimit të lartë lidhur me zgjedhjen e Ismet Temajt në postin e rektorit, do të shqyrtohet në seancën e shqyrtimit kryesor, që pritet të caktohet në ditët në vijim.
Kësisoj ka vendosur Gjykata Themelore e Prizrenit, gjatë seancës së dytë përgatitore, që është mbajtur të premten. Kjo gjykatë, po ashtu, pritet që të vendosë rreth kërkesës së Ismet Temajt, nëse në këtë çështje gjyqësore atij do t’i njihet cilësia e ndërhyrësit apo jo, shkruan sot Koha Ditore.
“Sot, me datën 9 nëntor 2018, është mbajtur seanca e dytë përgatitore. Në seancë kanë marrë pjesë i autorizuari i paditësit dhe i autorizuari i të paditurit. Palët janë sqaruar lidhur me pretendimet e tyre. Pala paditëse ka ngelur në tërësi si në padinë që e ka paraqitur duke propozuar miratimin e saj, derisa pala e paditur nuk e ka kundërshtuar padinë dhe kërkesë-padinë e palës paditëse”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.
Ajo ka sqaruar se kandidati i kontestuar me padi, Ismet Temaj me parashtresë ka kërkuar nga gjykata që të ndërhyjë në procedurë, në cilësinë e ndërhyrësit e në favor të palës së paditur, që në këtë rast është Universiteti i Prizrenit