22-11-2024

Koronavirusi është përhapur nga kafshët dhe nuk është krijuar në laborator, thotë OBSH

Provat sugjerojnë se koronavirusi ka origjinën në lakuriqët në Kinë në fund të vitit 2019 dhe nuk u bë në laborator, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetit.

Komenti nga OBSH vjen në ditën kur Presidenti Donald Trump tha që SHBA po përpiqej të përcaktonte nëse virusi kishte origjinën nga një laborator në Wuhan, Kinë.

“Të gjitha provat e mundshme sugjerojnë se virusi ka një origjinë shtazore dhe nuk është një virus i manipuluar ose i konstruktuar në një laborator ose diku tjetër”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Fadela Chaib.

“Ka origjinë shtazore por sigurisht që ka qenë një kafshë e ndërmjetme përpara se virusi të transferohej te njerëzit”, shtoi ajo.

Zyrtarët aktual dhe të mëparshëm të inteligjencës amerikane i thanë NBC News javën e kaluar komunitetit të inteligjencës së vendit po shqyrtonte nëse koronavirusi doli aksidentalisht nga një laborator kinez që studion sëmundje te lakuriqët. Laboratori në fjalë e ka mohuar akuzën, duke e quajtur atë një “teori konspirative”.

Asnjë koment

Comments are closed.