Sot janë raportuar shifra alarmante të rasteve me Covid-19. Krahashuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rritje të ndjeshme të rasteve.
Në nivel të Kosovës kanë qenë 67 raste më shumë, ndërsa në Prizren 43 të infektuar më shumë se dje apo 47 persona gjithsej, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Në Komunën e Prizrenit, janë raportuar tre të vdekur me Covid gjatë 24 orëve. Sipas raportit ata kanë qenë 80, 74 dhe 57 vjeçar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 728 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 41 nga të infektuar janë nga qyteti, ndërsa në fshatrat Lubizhdë 3, në Zhur 2 dhe 1 person në Zojz, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: