Koronavirusi kthehet në Ulqin
Pas një kohe të gjatë pa raste të reja, në ditët e fundit janë regjistruar të prekur nga COVID-19 në Mal të Zi. Madje të premten shifra ishte goxha e lartë për standardin e këtij vendi. Janë konfirmuar 18 raste me COVID-19, ka njoftuar Radio Televizioni i Malit të Zi.
Janë analizuar të premten 259 mostra që kanë dhënë 18 raste të reja. 13 raste janë në Rozhajë, dy në Podgoricë dhe nga një në Ulqin, Tivar dhe në Cetinje.
Në Mal të Zi aktualisht janë 31 raste aktive. Ulqini e Tivari kanë vetëm rastet e konfirmuara të premten.
Të premten Mali i Zi ka njoftuar se qytetarët e Kosovës prej të hënës mund të futen në këtë vend vetëm duke prezantuar testin me rezultat negativ për COVID-19. Aktualisht kjo masë nuk është në fuqi.