24-11-2024

Koronavirusi në Policinë e Prizrenit, zëdhënësi Osmanollaj jep detaje

Ditët e fundit janë shtuar rastet me coronavirus në Kosovë, çka Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ju ka bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat.

Në disa komuna sot dhe nesër pritet të testohen një numër i qytetarëve që kanë pasur kontakte me personat që së fundmi dolën pozitiv me coronavirus.

Virusi ka prekur edhe Policinë Rajonale të Prizrenit ku deri tani pozitiv kanë dale 14 zyrtarë policorë, por që janë shëruar dhe kthyer në punë.

Shaban Osmanollaj zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit, thotë se gjithsej në këtë rajon janë testuar 167 policë.

“Gjithsej janë bërë 167 testime tek zyrtarët policorë. 14 raste kanë dale pozitive, 13 me uniformë dhe një ka qenë civil. 153 zyrtarë policorë kanë dale negative”, ka deklaruar Osmanollaj për Reporteri.net.

Ai ka treguar se policët që kanë qenë në izolim janë kthyer në punë.

“143 zyrtarë policorë që kanë qenë në vetizolim të të gjitha njësive janë kthyer në detyrë. Edhe dje me date 8 qershor janë kthyer në punë 10 policorë, 7 nga departmaneti i kufirit dhe 3 nga njësia speciale”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka treguar se edhe sot do të testohen disa policë që kanë pasur kontakte me persona të infektuar.

“14 janë duke u ritestuar, disa janë ritestuar dje që kanë dale negative dhe disa do të ritestohen sot. Aktualisht asnjë polic nga Prizreni nuk është i infektuar me coronavirus, ndërsa pritet të presim rezultatet e policëve që do të ritestohen sot”, ka pohuar Osmanollaj./Reporteri.net

Asnjë koment

Comments are closed.