24-11-2024

Koronavirusi: Nga 11 raste të reja, sot 4 janë nga Prizreni

11 raste të reja me Covid-19, dy të shëruarNë Kosovë, sot jan konfirmuar edhe 11 raste të reja me Covid-19  nga 297 mostra sa janë marrë gjithsej, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Prej rasteve pozitive janë 4 në komunën e Prizrenit.

Kjo është dita e dytë radhazi me të infektuar, pasi edhe një ditë më parë doli një rast me Covid-19 në fshatin Tupec, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren).

Ndërsa, sot po ashtu janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 876 raste.

Njoftimi i plotë:

Sot më 05 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 11 raste.

Rastet tjera pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë.

Sot më 05 qershor 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 876 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 05 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.177 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.158 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 05 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.755.572 raste të COVID-19 dhe 394.874 raste të vdekjes.

Asnjë koment

Comments are closed.