Sot, janë konfirmuar 28 raste të reja me koronavirus nga 228 mostra të testuara, por ndonëse asnjëri nuk është nga Prizreni, tri raste janë nga rajoni ynë, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Dy persona janë nga Rahoveci dhe një nga Mamusha.
Sot janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 921 raste.
Rastet e reja pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 9 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 7 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc i epërm, 2 raste Vushtrri, 1 rast Akrashticë dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë dhe 1 rast Miradi e epërme), komuna e Podujevës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Konushevc dhe 1 rast Gërdovc) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë dhe Rogovë-Gjakovë.
Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore.
Nga data 08 shkurt deri më 11 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.326 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 11 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 7.536.303 raste të COVID-19 dhe 421.215 raste të vdekjes.
IKSHPK ka bërë apel për qytetarët që të bëjnë kujdes. /GazetaePrizrenit.net