Koronavirusi: Nga 47 rastet e sotme, 4 nga komuna e Prizrenit
Sot, më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ndërsa me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 47 raste.
Sa i përket Prizrenit, sot 4 persona rezultojnë të infektuar nga kjo komunë, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Nga rajoni ndërkaq, nga një rast është paraqitur edhe në Dragash e Rahovec.
Pra, tashmë prej një jave, me ndonjë lëvizje të shifrave në Prizren vazhdojnë të shfaqen raste me Covid-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, dhe Skenderaj.
Sot janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1069 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.831 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 9.112.653 raste të COVID-19 dhe 471.848 raste të vdekjes. /GazetaePrizrenit.net/