23-11-2024

Koronavirusi: Nga 9 rastet, sot asnjë nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Për dallim nga dje, kur dolën 6 raste nga komuna e Prizrenit, sot nuk ka asnjë të infektuar.

Sipas njoftimit, sot, pos 9 të infektuarve, janë regjistruar edhe tre të shëruar.

Të infektuarit vijnë nga Vushtrria (8) dhe Gjilani (1).

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Vushtrrisë, 8 raste (sipas vendbanimeve: 7 raste në Vushtrri dhe 1 rast në Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Këto raste vijnë nga 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve në terren.

Në total, tash janë 1.047 të infektuar, 795 të shëruar dhe 223 raste aktive. Si pasojë e COVID-19, deri më sot kanë vdekur 30 pacientë.

Asnjë koment

Comments are closed.