Në Prizren edhe sot ka vijuar marrja e mostrave e të dyshuarve ndaj Covid-19.
Drejtues të Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, kanë thënë se janë testuar 10 pacientë të repartit të dializës dhe 5 kontakte të të infektuarve, të ditëve të fundit në këtë qytet.
Përveç personave nga Prizreni, janë testuar edhe 21 raste të tjera nga komuna e Suharekës, Malishevës dhe Rahoveci.
Rezultatet e testimeve të sotme do të bëhen publike në orët e mbrëmjes.
Dje në Prizren dolën 5 të infektuar, ndërsa 12 u raportuan si të shëruar.