24-11-2024

Koronavirusi: Sot edhe tre të infektuar nga komuna e Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sapo ka publikuar rezultatet e fundit rreth koronavirusit në Kosovë,  ku janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus.

Në komunën e Prizrenit  edhe sot ka pasur raste të reja me të infektuar,  përkatësisht tre personat janë nga fshati Randobravë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Edhe një ditë më parë i infektuari ishte nga ky fshat.  Rastet pozitive janë raste kontakti.

Numri total i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 978.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 270 mostra.

Rastet tjera pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj),  komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 22 persona të prekur nga koronavirusi./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.