Sot më 25 maj 2020, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste.
Për dallim nga dje, ku nuk doli asnjë i infektuar në nivel vendi, sot kemi 6 raste raste pozitive, të cilat janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit, që të gjithë nga fshati Romajë, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Në orët e pasdites, ndërkaq pacienti A.H. (1961) nga fshati Randobravë e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, ka ndërruar jetë.
Sot janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 791 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.038 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.56.574 raste të COVID-19 dhe 348.223 raste të vdekjes. /GazetaePrizrenit.net