Koronavirusi, testohen edhe 26 persona nga Prizreni
Një pjesë e qytetarëve e Prizrenit vazhdojnë të mos përfillin rekomandimet e institucioneve shëndetësore, që të reduktojnë në masë të madhe lëvizjen e tyre dhe mos të qëndrojnë në grupe.
Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, njofton se pas konfirmimit të mbrëmshëm të tre rasteve të reja së të infektuarve, gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 26 persona të tjerë që dyshohen se mund të kenë pasur kontakte me të infektuarit, dhe në rast se rritet numri pas rezultateve që pritet të bëhen publike sonte, edhe komuna e Prizrenit mund të vendoset në karantinë, thekson ai.
Drejtori Shehu, edhe një herë apeloi tek të gjithë qytetarët që të përfillin të gjitha rekomandimet nga institucionet në parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe ruajtjes së shëndetit publik./tvpz