27-11-2024

Koronavirusi ul çmimin e naftës

Koronavirusi e ka dërguar çmimin e naftës së papërpunuar në nivelin më të ulët në 31 muajt e fundit, pikërisht në javën kur investitorët presin takimin e rëndësishëm të OPEC-ut që do të mbahet në Vjenë.

Çmimi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent, ra shumë, në 48,40 dollarë për fuçi të hënën për të shënuar nivelin më të ulët që nga 24 korriku 2017, sipas të dhënave zyrtare, raporton KP-ja.

Ky lëvizje nënkupton rënie prej 32,5% që nga 8 janari i vitit 2020, kur Brent arriti në 71,75 dollarë për fuçi për shkak të tensionit në rritje midis SHBA-së dhe Iranit në Lindjen e Mesme që kërcënoi furnizimin e sigurt me naftë të rajonit.

Koronavirusi, i cili u shfaq në Kinë dhe u përhap shpejt në të gjithë botën, ka shkaktuar dobësimin e aktiviteteve ekonomike në Azi dhe uljen e kërkesës së naftës në të gjithë botën. Deri më tash, si pasojë e këtij virusi kanë vdekur mbi 3.200 persona në gjithë botën.

Asnjë koment

Comments are closed.