Kosnett deklarohet pas takimit me Kurtin: E urova për fitore, të punoni shpejt për krijimin e Qeverisë së re
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar në Twitter pas takimit që kishte në mëngjesin e sotëm më Albin Kurtin.
Kosnett ka uruar Kurtin dhe Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e të dielës, ndërsa inkuarjon për formimin e shpejt të Qeverisë.
“I kënaqur që takova Albin Kurtin dhe përgëzova për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje. Ne i nxisim partitë të punojnë shpejt për krijimin e Qeverisë dhe Kuvendit për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar të gjitha sfidat” shkruan Kosnett në Tëitter./Indeksonline