Kosova barazon ndaj Bullgarisë
Kosova barazoi 1:1 ndaj Bullgarisë në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë.
“Dardanët” dominuan plotësisht në ndeshje, por në fund bullgarët morën një pikë nga stadiumi “Fadil Vokrri”.
Milot Rashica, Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Mërgim Vojvoda kishin raste konkrete për të shënuar, megjithatë lojtarëve të Kosovës u mungoi fati.
Golin për bullgarët në minutën e 39-të e shënoi Bozhikov, derisa Arbër Zeneli barazoi në minutën e 62-të.
Kosova takimin e radhës e zhvillon në Podgoricë ndaj ekipit të Malit të Zi, në qershor./GazetaePrizrenit.net