Kosova-Danimarka 2:2
Kosova mbylli me barazim 2:2 ndeshjen kundër kombëtares së Danimarkës në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Pavarësisht se danezët konsideroheshin favorit absolut para ndeshjes, futbollistët kosovar e dëshmuan të kundërtën në fushën e lojës, pasi Kosova ishte në prag të fitores, derisa në minutën 91 Danimarka barazoi rezultatin.
Kësisoj “Dardanët” kanë ndalur skuadrën e 10 më të mirë në renditjen e FIFA-s.
Kosova kaloi në epërsi, ndërsa golin në minutën e 42’, shënoi Rrahmani, me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 63’ përmes penalltisë Christian Eriksen barazoi për danezët, por Kosova sërish riktheu epërsinë pas vetëm 3 minutave kur Bersant Celina shëoi për 2:1.
Rezultatin e barazoi Pierre-Emile Hoejbjerg kur shënoi në minutën 91. 2-2./GazetaePrizrenit.net/