24-11-2024

Kosova e pafuqishme kundër Anglisë

Anglia ka triumfuar në përballje me Kosovën, me rezultat 0-4, të dielën në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e zhvilluar sonte në sfidën e fundit kualifikuese për EURO 2020, raporton RTKLive.com.

“Tre Luanët” janë treguar skuadër shumë e fortë përballë kombëtares sonë, e cila sikurse në duel me Çekinë, nuk ia doli të tregoj lojën e tyre më të mirë.

Në mungesë të lënduarve, Arber Zenelit, Herolind Shalës, Hekuran Kryeziut dhe Vedat Muriqit, “Dardanët” nuk ia dolën të ndalin skuadrën angleze në “tempullin” e stërmbushur ‘Fadil Vokrri”.

Winks (32’), zhbllokoi lojën duke kaluar Anglinë në epërsi prej 0-1. Në pjesën e parë Kosova rrezikoi përmes Atdhe Nuhiut, goditjen e të cilit e prit portieri i skuadrës mysafire.

Në fraksionin e dytë, futbollistët e skuadrës sonë, u munduan të bëjnë më shumë, por assesi nuk ia dolën që të gjejnë rrugën e golit, derisa Anglia përmes Harry Kane (79’), dyfishoi epërsinë në 0-2, kurse, Rashford (83’), ngriti rezultatin në 0-3, derisa serinë e golave e mbylli Mount (90’).

Kosova tani ka edhe opsionin e dytë për kualifikim në Evropianin e ardhshëm, ku në mars luan sfidën me Maqedoninë.

Kosova kualifikueset e Evropianit 2020, i mbyll në pozitën e tretë me 11-të pikë, kurse, Anglia shkon në evropian si lider i Grupit A me 21 pikë./rtklive

 

Asnjë koment

Comments are closed.