23-11-2024

Kosova fiton 4:0 ndaj Azerbajxhanit, kalon në Ligën C

Kosova ka fituar thellë ndeshjen vendimtare të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit për të kaluar një rang më lartë, në Ligën C.

“Dardanët” shkelën azerët në “Fadil Vokrri” me rezultat 4 me 0.

Tre gola i shënoi superylli Arbër Zeneli, teksa një tjetër u realizua nga Amir Rrahmani.

Kosova mbyll Grupin D3 në pozitën e parë me 14 pikë në tabelë, me katër fitore e dy barazime e me goldiferencë prej 15:2.

Pos kalimit në Ligën C, Kosova është kualifikuar në “Play-Off” të Ligës së Kombeve ku do të luajë me Maqedoninë në gjysmëfinale në mars të vitit 2020. Nëse mposht Maqedoninë, Kosova luan në finale me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian 2020./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.