Kosova me statistika shqetësuese të trafikut: Mbi 58 mijë gjoba e tetë të vdekur brenda nëntorit
Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës zbulojnë një situatë të rënduar në rrugët e vendit tonë.
Në një përgjigje për Indeksonline del se vetëm në muajin nëntor janë shkatuar 1783 aksidente rrugore.

Nga 1783 aksidente 669 janë me lëndime dhe 1106 me dëme materiale. Numëri i personave të lënduar gjatë kësaj periudhe kohore është 1259.

Më tutje në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Indeksonline bëhet e ditur se numëri i përsonave që kanë humbur jetën është 8 e po ashtu gjatë kësaj kohë janë shkaktuar 8 aksidente fatale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më sot janë shqiptuar edhe 58 mijë e 343 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor./Indeksonline/
