12-09-2025

Kosova nuk do të lejojë nga nëntori përdorimin e automjeteve me targa të huaja përmes autorizimit

Kosova nga muaji nëntor nuk do të lejojë përdorimin e automjeteve me targa të huaja përmes autorizimit, vendim ky i cili pritet të prekë vecanërisht pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët shpesh përdorin automjete me targa të Serbisë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Nuk do të mundë të qarkullojnë më makinat nga Serbia vetëm me autorizim”, u shpreh ai, duke shtuar se “kjo vlen për ata që kanë përdorur automjete të tilla me dokumente kosovare”.

“Po, dënohen me tiketa.”, tha tutje ai.

Edhe vitin e kaluar, Ministria e Brendshme kishte trajtuar këtë problem dhe tani po vlerësohet se zgjidhja është që shtetasit e Kosovës me makina me targa serbe t’i riregjistrojnë ato me targa të Kosovës.

Ndërkohë, shtetasit me dokumente serbe do të duhet të largohen nga Kosova çdo tre muaj.

Gjoba për mosrespektim të këtij vendimi pritet të jetë 200 euro dhe do të vlejë për të gjithë, përveç rasteve të veçanta, si për shembull automjetet e urgjencës së institucioneve shëndetësore që funksionojnë në sistemin e Serbisë në Kosovë.

Ndërrimi i targave serbe me ato të Kosovës ka shkaktuar tensione në Veri të vendit. Për këtë arsye, komuniteti serb, përmes Listës Serbe, kishte braktisur institucionet e Kosovës në këtë rajon.

Lexo edhe:

Editorial: Pse Shaqir Totaj nuk mori pjesë në debatin televiziv me rivalët tek Jeta Xharra?

Asnjë koment

Comments are closed.