Kosova nuk ka arriti ta mposhtë Andorrën në ndeshjen për Euro 2024
Kosova nuk ka arritur ta mposhtë Andorrën në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024.
Mysafirët kanë arritur të dalin me një pikë nga Prishtina.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Dyzet e pesë minutëshi i parë ani se është dominuar nga Kosova me posedimin e topit e me krijimin e rasteve, prapë se prapë nuk ka qenë në gjendje të finalizojë me gol.
Edhe pjesa e dytë ka qenë njëjtë: Kosova në sulm, ndërsa Andorra në mbrojtje.
Koha mes minutës pesëdhjetë e tetë dhe gjashtëdhjetë në stadiumin “Fadil Vokrri” ka qenë dramatike. Janë shënuar dy gola.
Fillimisht ka rënë mbrojtja e Andorrës, por pastaj edhe mysafirët kanë arritur ta barazojnë,
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e tetë kur Edon Zhegrova ka arritur të realizojë, duke bërë që Kosova të kalojë në epërsi.
Vetëm dy minuta më vonë Rosas Ubach ka barazuar, raporton rtklive. Pas këtij momenti Kosova e ka kërkuar shumë golin e fitores, por nuk e ka gjetur.
Disa herë shikuesit kanë insistuar që të shikohej VAR, por arbitri nuk e ka bërë.
Pas kësaj ndeshje Kosova mbetet me dy pikë, katër më pak se Zvicra që kryeson tabelën e Grupit I.