24-11-2024

Kosova pëson humbje të thellë në Prishtinë nga Suedia

Kosova ka pësuar humbje nga Suedia në “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 3:0.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 17-të përmes Viktor Claesson, i cili shënoi pas asistimit të Zlatan Ibrahimoviqit. Minuta më vonë, respektivisht në të 35-n, 21-vjeçari Alexander Ixak ngriti epërsinë në 2-0, pas një tollovie në zonën e vendasve. Me dy gola epërsi, Suedia shkoi në pushim, ndërsa Kosova përveç disa rasteve sporadike, nuk dhuroi gol.

Goli i fundit në këtë ndeshje erdhi në minutën e 70-të përmes kapitenit Sebastian Larsson. Një lojë me dorë nga vendasit, ia dhuroi Suedisë një penallti, e cila u konkretizua me gol.

Me këtë disfatë, Kosova renditet e fundit në tabelën e Grupit B, të kualifikimeve për Botërorin Katari 2022. Kjo ishte ndeshja e parë e saj në këtë fazë. Suedia renditet e para me 6 pikë. /K.net

Asnjë koment

Comments are closed.