Kosova pret ndeshjet, në fillim loja, më pas kualifikim!
Në prag të dy përballjeve të rëndësishme ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit, e para në transfertë dhe e dyta në shtëpi, Kosova ndjen presionin për një kualifikim potencial që ndoshta nuk e kishte menduar në Nations league. Trajneri i përfaqësueses, Bernard Shaland ka kërkuar lojë më të mirë se ajo kundër Ishujve Faroe, e më pas të mendojë për fazën tjetër.
Prapavija është një repart që po shqetëson trajnerin e përfaqësueses së Kosovës, dhe për këtë ai ka parë më shumë se 30 lojtarë të rinj që nga ndeshja e fundit
“Kam parë secilin prej tyre dhe e kam një ide të qartë. Mund të ketë ide të ndryshme por për mua me rëndësi është që të ketë një balancë. Është e rëndësishme të kalojmë në Play Off, por nuk do të jetë fundi i botës nëse Kosova nuk do të kualifikohet më tej. Kosova është duke e ndërtuar një shtëpi, Albert Bunjaku e ka vendosur themelin e saj, kurse detyra ime është të ndërtoj katin e parë të kësaj shtëpie”.
Kosova kryesuese e grupit impenjohet në Maltë në 17 Nëntor ndërsa mbyll këtë fazë në Ligën e Kombeve me sfidën ndaj Azerbajxhanit në 20 Nëntor./Top Channel