24-11-2024

Kosova voton, sot “flet” sovrani

Ka mbetur edhe pak kohë deri në hapjen e kutive të votimit në 38 komunat e vendit.

Mbi 1 milion e 900 mijë persona që kanë të drejt vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mund votojnë nga 7:00 deri në 19:00 të mbrëmjes  në 895 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 547 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës: 4 koalicione; 20 parti politike dhe 1 kandidat të pavarur, shkruan Insajderi.

Ndërsa numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për deputetë është: 1 mijë e 067.

Sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, votimet do të vëzhgohen dhe monitorohen nga mediat, organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Europian si dhe nga ambasadat e vendeve të ndryshme në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ-së është mbi 34 mijë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës do të kujdeset për mbarëvajtjen procesit si dhe transportimin e materialit zgjedhor.

Për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor rol të rëndësishëm ka edhe Prokuroria e Shtetit, institucion ky që ka caktuar 100 prokurorë kujdestarë në nivel vendi për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, shkruan Insajderi.

Zgjedhjet e 6 tetorit u shpallën pasi me 19 korrik të këtij viti – Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Këto do të jenë zgjedhjet e shtata parlamentare që nga paslufta në Kosovë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.