12-03-2025

Kosovarët në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë por si shtetas të Kosovës

Shtetasit e Kosovësnë Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas të Serbisë, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Ajeti ka thënë se kjo padrejtësi e trashëguar do të marrë fund si rezultat i angazhimit diplomatik.

Tutje ambasadori shtoi se mbi 5200 qendra të regjistrit në Gjermani e kanë pranuar këtë vendim.

“Në vazhdën e përpjekjeve tona dhe takimeve me institucionet gjermane, përkatësisht me Kancelarinë Fedrale, ministrinë Federale, ministrinë federale të Punëve të Brendshme  dhe të Drejtësisë, kemi kërkuar që shtetasit të Kosovës të regjistrohen vetëm si shtetas të saj dhe jo edhe si serbë. Me vendimin e sotëm ata do të regjistrohen vetëm si shtetas të Kosovës”, ka thënë ambasadori Ajeti.

Asnjë koment

Comments are closed.