24-11-2024

Kosovari e inçizon policin nga Shqipëria duke i marrë ryshfet në pikën kufitare në Morinë (Pamje)

Një qytetar nga Kosova (emër i njohur për redaksinë) po e akuzon një polic nga Shqipëria se i ka kërkuar ryshfet në pikën kufitare në Morinë.
Në një prononcim për Indeksonline, qytetari pretendon se polici shqiptar e ka bërë këtë veprim ndaj tij pasi ka parë se mund t’i humbiste fluturimi nga Tirana për në Berlin në rrugëtimin që kishte marrë drejt aeroporti “Nënë Tereza”.

Ai ka arritur të inçizoi policin të cilit thotë se është detyruar që t’i ofrojë 350 euro vetëm e vetëm që mos ta maltretonte dhe mos të humbiste fluturimin drejt Gjermanisë.

Kosovari thotë se ai u ndalua fillimisht me pretendimin se është person i dyshimtë dhe posa është futur në stacion njëri nga zyrtarët ka filluar t’i kërkojë ryshfet.

Posa ka paguar paratë, qytetari thotë se është liruar nga kontrolla dhe ka arritur me kohë që të zë aeroplanin për në Berlin. /Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.