22-11-2024

Kosovari që pretendon se shëron koronavirusin, thotë se tashmë ekziston edhe antivirusi

Fatmir Muqolli, personi nga Kosova që pretendon se e dinë prejardhjen e Koronavirusit, bën thirrje për protestë paqësore.

Virusi COVID 19, i njohur si KoronaVirusi është kthyer në rrezik global.

Ende nuk ka një informacion të saktë për origjinën e këtij virusi vdekjeprurës.

Por, një person nga Kosova, me vendbanim në Gjermani, pretendon se ai e di prejardhjen e virusit.

Kosovari që pretendon se shëron koronavirusin, thotë se tashmë ekziston edhe antivirusi

Sipas Fatmir Muqollit, që më profesion thotë se është shërues me metoda japoneze, virusin e ka krijuar një person për qëllime të veta.

Sipas Muqollit,  ky virus së shpejti do të prekë edhe Kosovën.

Madje ai ka edhe një ide, se cilët  persona do të preken nga virusi.

E se një virus i tillë do të përhapet në botë, Muqolli thotë se e ka ditur qysh moti.

Madje ai edhe kishte shkruar libra për këtë.

Por, mënyra se si ai pretendon se e ka marrë informacionin, është e pa zakontë.

E  një komunikim të tillë, Muqolli pretendon se e ka pasur edhe me një figurë të rëndësishme të kombit shqiptar.

Sipas Muqollit, e vetmja mënyrë që Kosova të shpëtojë nga kjo situatë, është që qytetarët të mblidhen në një protestë paqësore për të cilën e ka ftuar edhe kryeministrin Albin Kurtin.

Asnjë koment

Comments are closed.