25-11-2024

Kosovës i duhen dy fitore në ndeshje delikate për të shkuar në Evropian

Dy udhëtime të komplikuara e presin Kosovën në tentim për të arritur në Evropianin e futbollit, që vitin tjetër mbahet në shumë vende të Kontinentit të Vjetër.

Ka pasur shpresë që udhëtimet e komplikuara do të përfundojnë për Kosovën më 26 mars, kur luhet ndeshja në udhëtim ndaj Maqedonisë Veriore. Por një tjetër udhëtim do ta ketë Kosova nëse fiton ndaj Maqedonisë Veriore më 26 mars, në gjysmëfinale të plejofit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Nëse fiton gjysmëfinalen, Kosova finalen prapë do ta luajë si mysafire. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të premten në selinë e UEFA-s në Nyon. Shorti ka përcaktuar që nikoqire e finales të jetë fituesja e ndeshjes ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, shkruan sot Koha Ditore.

Për Kosovën, përkatësisht tifozët e saj, dallojnë telashet që mund të dalin nga udhëtimi për gjysmëfinale dhe udhëtimi për në finale. Maqedonia Veriore ende nuk ka vendosur nëse do ta organizojë ndeshjen në Shkup apo në ndonjë qytet tjetër, përkatësisht në Strumicë. Në Federatën e Futbollit të Maqedonisë kanë thënë se vendimi ku do të luhet ndeshja do të varet edhe nga vlerësimi i UEFA-s për rrezikshmërinë eventuale të ndeshjes. Me Shqipërinë, Maqedonia Veriore asnjëherë nuk ka luajtur në Shkup./k.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.