23-12-2025

KOSTT: Stabilizohet furnizimi me energji elektrike në Nënstacionin Prizreni 1

KOSTT njoftoi se është rikthyer në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prizreni 1, pas punimeve të realizuara, si dhe thuhet se është rritur siguria e furnizimit me energji elektrike nga ky nënstacion.

“Pas një pune të palodhshme dhe me shumë përkushtim të ekipeve të mirëmbajtjes të KOSTT në ora 16:55 u rikthye në operim transformatori TR3 në Nënstacionin Prizreni 1. Me punimet e realizuara është rikthyer furnizimi me energji elektrike për qytetarët e afektuar, si dhe është rritur siguria e furnizimit nga NS Prizren 1, nga aspekti i transmetimit. I jemi mirënjohës ekipeve profesionale të KOSTT për përkushtimin dhe punën e palodhshme si dhe qytetarëve për mirëkuptimin e treguar!” – shkruan KOSTT.

Asnjë koment

Comments are closed.