22-11-2024

KQZ deklarohet për zgjedhjet e ardhshme

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë se do të organizojnë zgjedhje në momentin kur do të iu kërkohet nga presidenti.

“Analizë e votave me asistencë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019”, ka qenë njëra nga temat e diskutuara në takimin e sotëm në KQZ.

“Do organizojmë zgjedhjet sa herë të na kërkohet” ka thënë Daka.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shtyrë për një afat të pacaktuar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës, ndërsa nga KQZ janë deklaruar të gatshëm për këto zgjedhje në momentin kur iu kërkohet organizimi i tyre./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.